Aktualitet

Deputetë të arrestuar? Kuvendi tregon nëse ka marrë kërkesë nga SPAK

29 Mars 2022, 07:38 Nga DOSJA
Deputetë të arrestuar? Kuvendi tregon nëse ka marrë

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë kërkesë për deputetë të arrestuar. Këtë e bëri të ditur gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live në ‘Neës24’, aty ku tregoi se ende nuk ka mbërritur kërkesë e tillë pranë Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve.

“Ky është momenti i dytë që SPAK firmos urdhër-arreste, pas atij për ish-ministrin Lefter Koka. SPAK ka tre dosje, një për Elbasanin, një për Tiranën dhe tjetri për Fierin. Tashmë janë arrestime të zyrtarëve të rolit bazë, që janë marrë me çështje të administrimit. SPAK nuk është marrë më çështjen e parave, ku në rastin e ish-ministrit Koka dyshohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash në formën e ryshfetit. SPAK është marrë me procedurën që është ndjekur për inceneratorin e Fierit, ku ka rezultuar se ka pasur shkelje të rënda. Duke qenë një çështje e shtrirë në kohë, që nga oferta e pakëruar, SPAK është kapur moment pas momenti. Ka pasur sinjalizim për arrestime dhe për inceneratorin e Tiranës”, tha Lala në një lidhje live për ‘Neës24’.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll