Aktualitet

Operacioni i SPAK, Basha: Rezultat i punës profesionale të PD, nuk është e mjaftueshme

29 Mars 2022, 09:07 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK, Basha: Rezultat i punës profesionale të PD, nuk

TIRANË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të SPAK për inceneratorët. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, ish-kryedemokrati shkruan se e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i punës profesionale të Partisë Demokratike, nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar. Më tej, Basha shton se të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme pasi urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë janë ministrat dhe kryeministri.

‘Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie. Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri.‘- shkruan Basha.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-MASAT/ Inceneratorët, SPAK lëshon urdhër arreste, të përfshirë zyrtarë dhe biznesmenë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha spak per inceneratoret lulzim basha spak per inceneratoret

Sondazh

Poll