Bota

U helmua dje, rikuperohet Abramovich ndërmjetëson dialogun Rusi-Ukrainë në Stamboll

29 Mars 2022, 07:54 Nga DOSJA
U helmua dje, rikuperohet Abramovich ndërmjetëson dialogun

RUSIPronari i Chelseas, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, vetëm një ditë pasi u raportua se ishte helmuar. Sipas Sky News Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime.

Kremlini tha se më parë Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.

Një ditë më parë u raportua se oligarku rus, Roman Abramovich u helmua së bashku me negociatorët ukrainas. Abramovich, dhe të paktën dy zyrtarë të lartë ukrainas, thuhet se kanë patur shenja në lëkurë, në fytyrë dhe duar, sy të skuqur dhe lot të vazhdueshëm dhe të dhimbshëm, por siç duket sot është në formë më të mirë.

LAJM KRYESOR:Lufta në Ukrainë! Nis raundi i bisedimeve Moskë-Kiev në Turqi, Erdogan i pranishëm

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi roman abramovich bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi roman abramovich

Sondazh

Poll