Aktualitet

TENSIONE në Vlorë/ IKMT shemb objektet, pronarët përleshen me policinë

28 Mars 2022, 11:00 Nga DOSJA
TENSIONE në Vlorë/ IKMT shemb objektet, pronarët përleshen

VLORË– Është përshkallëzuar situata në Radhimë të Vlorës ku pronarët e objekteve janë përleshur me policinë e cila së bashku me IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje. Sot do të shembet hoteli 3-katesh ne Radhimë. Syri.net sjell pamje nga tensionet e krijuara mes pronarëve të cilët janë konfrontuar me policinë. 

Pronarët shprehen se janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT, duke treguar se kanë dokumentat e tokës ku është hoteli.

Mësohet se hoteli është dhënë me qira prej dhjetorit ndaj një italianeje ndërsa ngrenë pretendimin se janë lajmëruar vetëm pak ditë më parë dhe pikërisht të premten. Shtetasit italiane që kanë investuar kanë deklaruar se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT. 

LEXO EDHE:

IKMT nis shembjet në Radhimë/ TENSIONE, gruaja ndihet keq, pronarët: I duan për vete

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ikmt ne vlore ikmt ne vlore

Sondazh

Poll