Politike

Berisha: Të bashkohemi te vota e lirë, nisim protesta në të gjithë vendin

27 Mars 2022, 11:24 Nga DOSJA
Berisha: Të bashkohemi te vota e lirë, nisim protesta në të

PËRMETPas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, Lideri Historik i Demokratëve zhvilloi edhe një takim me demokratët e Përmetit. Berisha kujtoi gjatë këtij takimi krizën e madhe në të cilën ndodhet vendi. Ai bëri thirrje për bashkim të demokratëve duke folur për kontributetet dhe sakrificat e të gjithë demokratëve.

“Ne duhet të përballemi me këtë regjim. Por që të përballemi duhet të bashkohemi. Zotëria që e shkaktoi krizën në PD iku, tani është kohë të bashkohemi. Votën e lirë do e kthejmë. Kryesia e PD duhet të jetë kryesi serioze e zgjedhur me votën e lirë dhe jo me duartrokitje. Të bashkohemi tek vota e lire. Një demokrat më tha në Tepelënë, se nuk do të votoj për ty, por do respektoj vendimin e shumicës”. Kjo është liria dhe demokracia.

Po cili eshte misioni ynë: Eshtë të bindim çdo njeri me të vertetat. Vetëm një opozita sovrane arrin të realizojë qëndrimet e veta. Një opozitë që tërhiqet për hunde nuk bën asnjë gjë. Në kemi lirinë, themelin e veprimatrisë sonë. Do bëjmë çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që po largon shqiptarët çdo ditë. Në duhet të moblizohemi e të bashkohemi për betejë. Ne do të nisim protesta në të gjithë vendin. Sepse ne jemi të vjedhur. Energjinë e marrim shtrenjtë, ndërkohë që në Shipëri ajo është energji ujore dhe ka kosto shumë të ulët. Kemi krizë sot vetëm për shkak të vjedhjes. Vjedh qeveria e shiti energjinë lirë dhe e blen shtrenjtë. Qeveria ka vendosur taksat më të mëdha në Europë tek nafta. Në portin e Durrësit fluksi i naftës kontrabandë nuk ka të sosur”.

LAJMI KRYESOR: Foltorja në Tepelenë dhe Përmet/Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, PD fiton me mua

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll