Politike

‘Ngërc me SHBA-në?’/ Berisha: Blinken më ka cënuar dinjitetin, të më kërkojë falje

27 Mars 2022, 10:17 Nga DOSJA
‘Ngërc me SHBA-në?’/ Berisha: Blinken më ka

TEPELENË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga një demokrat në Tepelenë se nëse do ishte pengesë ngërçi që ka PD me SHBA-në për të mundur Ramën. Berisha deklaroi se vendimi nga SHBA për ta shpallur non grata i ka cënuar dinjitetin e tij. Ai shtoi se sekretari i shtetit, Blinken duhet t’i kërkojë falje publikisht.

Qytetari: A është pengesë ngërci i PD me SHBA, për të mundur Ramën?

Berisha: Ditën që mora vendimin ti drejtohem anëtarësisë, prej 8 vitesh nuk kisha bërë asnjë takim me anëtarësinë e PD-së. nuk e bëja atë vetëm për të mos i bërë hije atij që ishte kryetar i PD-së. nuk e dija cili do ishte impakti i adresimit tim. E kam marrë atë vendim për dy arsye: e para, do u drejtohem shqiptarëve që kanë besim se dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet. Ky njeri me këtë vendim më ka prekur dinjitetin tim. Pa asnjë document dhe asnjë provë. Së dyti, unë u drejtohem atyre shqiptarëve që besojnë se sovraniteti i vendit të tyre është i shenjtë. Në qoftë se ka diçka që noton mbi gjakun e shqiptarëve është pikërisht sovraniteti. Në qoftë se për shpalljen non grata zgjodha gjykatën dhe transparencën, të shkoj duke bindur njerëz që është vendim politik, korruptiv dhe nuk lobova as një qindarkë. Nuk do kërkoj kurrë sa të jetë në pushtet Blinken që të ndryshojë vendimin e tij. Më ka cënuar dinjitetin, pranoj vetëm të falur publikisht, asgjë tjetër. Ka dy Amerika, ka një Amerikë që më ka shpallur non grata dhe që nuk i kam kërkuar kurrë ta heqë këtë vendim. Ka një Amerikë tjetër, ajo Republikane, e asaj partie të madhe që është e rreshtuar PD-ja që nga krijimi gjer më sot.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Foltorja në Tepelenë dhe Përmet/Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, PD fiton me mua

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne tepelene sali berisha berisha ne tepelene sali berisha

Sondazh

Poll