Art&Argëtim

Asnjëherë pa to, kjo ishte arsyeja pse Karl Lagerfeld mbante gjithmonë dorashka

21 Shkurt 2019, 16:44 Nga DOSJA
Asnjëherë pa to, kjo ishte arsyeja pse Karl Lagerfeld mbante

Për shumë adhurues të modës, imazhi i pavdekshëm i Karl Lagerfeld, gjithmonë do të përbëhet nga bisht i flokut të bardhë, këmisha, syze dielli dhe dorashkat pa gishta, pa të cilat atë nuk e shikoje kurrë. Ato u shndërruan në një aksesor pa të cilin ai nuk bënte asnjë lloj kombinimi, e thënë shkurt nuk niste puna pa to. Kjo ishte arsyeja pse ai mbante gishtat jashtë, pasi kështu mund të punonte.

Në një intervistë për revistën prestigjoze ‘M’ në vitin 2012, Lagerfeld foli hapur për stilin e tij personal, duke diskutuar gjithçka deri në dashurinë që ai ka për dorashkat dhe zbuloi arsyet se pse i mbante veshur aq shumë.

“Në protokollin e vjetër të modës, është e pavlerë të përshëndes dikë që mban doreza. Gjithashtu e bën krahun më gjatë. Dhe ju e dini se çfarë do të thotë në frëngjisht të ketë një krah të gjatë? Kjo do të thotë që ju jeni njeri me ndikim,“- është shprehur Lagerfeld.

Pavarësisht gjithçkaje, Karl i mbante veshur ato dorashka vetëm sepse nëna e tij e kërkuar diçka të tillë.

“Kur isha 14 vjeç, doja të pija duhan, sepse dukesha më i rritur, por kur nëna ime më pa më tha: Duart e tua nuk duken bukur, kur ti pi duhan.”  Karl gjithashtu kishte pohuar se e shmangte kapelen sa më shumë të mundej dhe kjo ishte si pasojë e nënës së tij, ajo i kishte thënë se dukej si lodër e vjetër kur mbante kapele. Një ndikim kaq i madh mund të krijohet vetëm tek një fëmijë, e tek Karl paska ndodhur me të vërtetë.

Burimi: The Indepedent

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ikone e modes karl lagerfeld pse mbante veshur dorashka ikone e modes karl lagerfeld pse mbante veshur dorashka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 06:25

Horoskopi 21 Shkurt 2019

Dashi Kjo ditë mund t’ju ofrojë surpriza të këndshme në dashuri. Nëse nuk arrini të kapni mundësitë që ju ofrohen, do të dilni i zhgënjyer. Në punë tregohuni më...