Art&Argëtim

Ariana DeBose bën histori! E para me ngjyrë që merr Oscar si më e mira në rol dytësor

28 Mars 2022, 06:44 Nga DOSJA
Ariana DeBose bën histori! E para me ngjyrë që merr Oscar si

LOS ANGELOS– Ariana DeBose fitoi Oscar si aktorja më e mirë në një rol dytësor për “Ëest Side Story” në Academy Awards dhe hyri në histori si gruaja e parë haptazi queer me ngjyrë që fitoi në kategori. Ky është nominimi dhe fitorja e saj e parë për Oscar. DeBose është vlerësuar për rolin e saj si Anita në filmin muzikor.

Kur DeBose doli në skenë, ajo me emocion tha: Edhe në këtë botë të çuditshme ku jetojmë, ëndrrat bëhen realitet.

Ajo ka falënderuar edhe nënën e saj, e cila ka ardhur si mysafire dhe ka qenë në publik. DeBose foli për përvojën e saj si një grua afro-latine.

Për këdo që ka vënë në dyshim identitetin e tij, ka me të vërtetë një vend për ne,”- tha ajo, duke cituar filmin e saj.

DeBose ka fituar më parë një Golden Globe, një BAFTA dhe një Screen Actors Guild Aëard për këtë rol. Në vitin 1962, Rita Moreno fitoi të njëjtin çmim për të njëjtin rol. Moreno luajti si Anita në filmin origjinal “Ëest Side Story” dhe bëri histori si aktorja e parë hispanike që fitoi në kategorinë e aktores më të mirë dytësore.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture oscars 2022 oscars 2022

Sondazh

Poll