Art&Argëtim

Alec Baldwin i rikthehet aktrimit pas vrasjes së kineastes

27 Mars 2022, 13:07 Nga DOSJA
Alec Baldwin i rikthehet aktrimit pas vrasjes së kineastes

SHBA-Aktori hollivudian Alec Baldwin, është kthyer në xhirime vetëm pak muaj pas aksidentit fatal që i kushtoi jetën regjisores Halina Hutchins. Baldwin dhe vëllai i tij William janë nisur për në Itali për të xhiruar “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic world”, xhirimet e të cilëve kanë nisur në Romë. Vendimi për t’u rikthyer në kinematografi vjen vetëm 5 muaj pas vdekjes së Halinas.  Sipas americanmilitarynews aktori 63 vjeçar pretendon se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës dhe se nuk e dinte se brenda saj kishte plumba të vërtetë. Baldwin vrau aksidentalisht kolegen e tij teksa po xhironte një skenë nga filmi “Rust” në New Mecixo.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz “billie’s magic world” alec baldwin halina hutchins kid santa william baldwin “billie’s magic world” alec baldwin halina hutchins kid santa william baldwin

Sondazh

Poll