Art&Argëtim

Gentian Zenelaj rrëfen tragjedinë e familjes së tij: Ata kanë humbur një fëmijë

27 Mars 2022, 13:24 Nga DOSJA
Gentian Zenelaj rrëfen tragjedinë e familjes së tij: Ata

TIRANË-Aktori Gentian Zenelaj, ka rrëfyer për herë të parë një tragjedi të familjes së tij. I ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, Zenelaj tregoi se ai ka ardhur në jetë pasi prindërit e tij kishin humbur një fëmijë. I prekur, aktori shtoi se kjo dhe shumë sprova të tjera në jetë e kanë bërë nënën e tij një femër shumë të fortë. Ai i premtoi se do qëndrojë pranë saj gjithmonë.

“Jam djali i madh. Ata kanë humbur një fëmijë përpara meje dhe unë isha djali që erdhi pas një humbjeje shumë të madhe. Mamaja ime ishte shumë e re dhe humbja e një fëmije në një moshë të tillë ishte shumë e dhimbshme.Ardhja ime ka qenë një gëzim i madh, ka qenë një forcë shumë e madhe sepse mamaja ime ishte 17 vjeç. Dhe ma ka thënë një herë që ngrihesha natën dhe shikoja, të numëroja frymëmarrjet dhe unë për dreq kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Pra duhet të kishte lindur Erjoni përpara meje se ka qenë shumë i qetë. Këtu e lije, pas 4 orësh aty e gjeje. Të kam lodhur, e di që të kam lodhur, por ti e di se sa shumë të dua sot dhe sa do të dua gjithmonë. Je një nga motivimet e mia në jetë, je një femër shumë e fortë, femër që jeta të ka përplasur me vështirësi shumë të mëdha, por tani që pak nga pak vitet e tua po ndjehen, do jem unë aty kështu që gjithmonë do të të dua shumë, të kam zemër”, tha Gentiani.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz gentian zenelaj gentian zenelaj

Sondazh

Poll