Art&Argëtim

Basha heq dorë nga dorëheqja, Rama e uron, rrjetet sociale nuk i ndahen

27 Mars 2022, 13:13 Nga DOSJA
Basha heq dorë nga dorëheqja, Rama e uron, rrjetet sociale nuk i

TIRANË– Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, por rrjetet scoiale duket se nuk e pranojnë këtë fakt. Politikani më i preferuar i faqeve që merren me krijimin e memeve për të argëtuar ndjekësit e tyre, është bërë sërish pjesë e rrjeteve sociale. Këtë herë, ‘stacioni shqiptar’ ka rikthyer Bashën fuqishëm me një nga shprehjet më epike që kanë dalë nga goja e tij: Lufta nis tani!

Ajo që nuk mungon në këtë status është edhe mbështetja e kryeministrit Edi Rama, që e përgëzon për dhënien e dorëheqjes nga dorëheqja e tij.

“Të lumtë”, shkruan Rama.

Postimi në rrjetet sociale:

Pasi pashë reagimet nëpër rrjetet sociale dhe pasi ndjeva me shpirt dëshpërimin e 95% të demokratëve për largimin tim, kam vendosur që për të mirën e Shqipërisë dhe Demokratëve të jap dorëheqjn nga dorëheqja ime. Ky është një rikthim i fuqishëm dhe në bindje të plotë për të vazhduar luftën aty ku e lashe. Shpresoj që të jeni mirë, pasi vetë shkëlqyeshëm jam. I juaji përjetë Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll