Politike

I sigurtë! Berisha: Me mua fiton PD. Në ’98 kisha botën kundër dhe fitova, kisha besim

27 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
I sigurtë! Berisha: Me mua fiton PD. Në ’98 kisha botën

TEPELENË– Sali Berisha u shpreh i sigurtë ditën e sotme se nëse do të jetë në krye të Partisë Demokratike, partia do fitojë. Nga Tepelena, lideri historik i PD tha se edhe në vitin 1998 kishte të gjithë kundër mirëpo ia doli që të fitonte pasi kishte besim te e drejta.

‘Pse u godit Berisha do pyesni ju? Berisha u godit vetëm që PD të bëhet shtojcë e PS-së, po ne nuk bëhemi.A fiton PD me Berishën në krye, unë them fiton. Në 98, më vjen keq që po ta them po kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fitova se besova te e drejta, s’kam asnjë fuqi të veçantë. Në rast se ndodh kushdo që do të garojë me mua është i mirëpritur, po fitova le ta zëmë humbas në zgjedhjet lokale do votohem te ju, te të përgjithshmet po u largova kushdo të jetë do japë dorëheqjen.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Foltorja në Tepelenë! Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, PD fiton me mua!

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne tepelene sali berisha berisha ne tepelene sali berisha

Sondazh

Poll