Politike

Berisha: Po të ishte në zyrë Basha do ta takoja, ai iku dha dorëheqjen

27 Mars 2022, 09:49 Nga DOSJA
Berisha: Po të ishte në zyrë Basha do ta takoja, ai iku dha

TEPELENË– Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi para demokratëve të Tepelenës se nëse Basha do të ishte në zyrë, në ditën kur ai shkoi në selinë e PD-së, do ta takonte. Më tej ai shtoi se Basha dha dorëheqjen mirëpo komentoi edhe zhvillimet që po ndodhin në selinë e PD-së, duke shtuar se ishte kthyer në bunker.

“Ne kaluam një krizë dhe ish-kryetari i PD-së dha dorëheqjen për zhvillimet siç e tha vetë ai nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës, Gjirokastrës, apo Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo një tjetër ish-kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 shtatorit sepse ai nuk pyeti asnjëri mbi tokë. Nuk pyeti institucionet, nuk pyeti forumet. Ju e shihni, dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni? E ardhmja me dhjetëra tonë bunkerë. A ishte normal apo nuk ishte normal ai që e bëri nuk mund të them. Por ai dha dorëheqjen. Ajo s’mund të bëhej kurrë. megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë e përbashkët aty është, prandaj të vini. Po të ishte në atë zyrë do ta takoja Lul Bashën, është deputet, nuk përjashtoj, unë mbroj interesat tuaja.- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne tepelene sali berisha berisha ne tepelene sali berisha

Sondazh

Poll