Politike

Berisha: PD të bashkohet, çdo anëtar të lërë mënjanë zemër-thyerjen

27 Mars 2022, 09:32 Nga DOSJA
Berisha: PD të bashkohet, çdo anëtar të lërë

TEPELENË– Sali Berisha kërkon që të gjithë demokratët të bashkohen. Nga Tepelena, Berisha kërkoi nga çdo demokrat që të lërë mënjanë zemër-thyerjet dhe të bashkohen kundër qeverisë që sipas tij po vjedh. Ish-kryeministri shtoi se demokratët e pranishëm kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri mirëpo sipas tij, prania e të gjithëve së bashku, tregon mesazh të shkëlqyer.

‘Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Regjimin të cilin kriza po e njerr përditë para shqiptarëve që çfarë fatkeqësia eshte për ta. Ndërkohë që nafta ne Ukrainë është 1 euro më e lire se sa në Shqipëri mijra metra nga lufta. Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë patur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është nje mesash i shkëlqyer. 8 vite në opozitë, 8 vitë trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrficash që i bashkon demokratët.‘- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Foltorja në Tepelenë! Berisha: Alibeaj më kërkoi dorëheqjen, PD fiton me mua!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne tepelene sali berisha berisha ne tepelene sali berisha

Sondazh

Poll