Politike

‘Taksa ndaj karburantit’, Denaj mohon zërat e PD: S’ka rritje, fantazi e Bashës

11 Korrik 2019, 12:45 Nga DOSJA
‘Taksa ndaj karburantit’, Denaj mohon zërat e PD: S’ka

TIRANE- Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj i është përgjigjur zërave të opozitës për rritje të taksës së karburantit në vend.

Sipas Denajt, deklarata e kryedemokratit Basha për rritje të taksës së karburantit, është thjeshte dhë vetëm produkt i fantazisë së tij, duke shtuar se nuk do të ketë rritje taksash.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruan ministrja Denaj.

Kujtojmë se Lulzim Basha deklaratat kundër rritjes së çmimit të naftës i ka bërë gjatë një takimi me qytetarët në Vlorë. Nga ky takim kreu i PD tha se  ky akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë. Ai tha se vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër, është një arsye më shumë për të larguar qeverinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anila denaj lulzim basha rritja e taksave anila denaj lulzim basha rritja e taksave

Sondazh

Poll