Bota

Kremilini i përgjigjet Biden: Nuk i takon atij të vendosë se kush do udhëheqë Rusinë

26 Mars 2022, 20:02 Nga DOSJA
Kremilini i përgjigjet Biden: Nuk i takon atij të vendosë se kush

RUSI- “Nuk i takon Joe Bidenit të vendosë nëse Vladimir Putin do të qëndrojë në pushtet‘, këtë gjë e ka deklaruar  Kremlini në përgjigje të deklaratës së Presidentit Joe Biden në Poloni. Siç kemi raportuar më herët, presidenti amerikan mbajti një fjalim me komente të drejtuara drejtpërdrejt ndaj popullit rus, duke e mbyllur me: Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Sipas BBC, një zëdhënës i Kremlinit u përgjigj: Kjo nuk i takon Bidenit ta vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi, por duke theksuar se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij ose rajonin. Biden po mbante fjalimin më herët në Varshavë, ku ai u takua me ministra të qeverisë ukrainase dhe refugjatë që kanë kaluar kufirin për në Poloni.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll