Bota

Lufta në Ukrainë, Papa Françesku bekon dhe dhuron një ambulancë për Lvivin

26 Mars 2022, 18:34 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Papa Françesku bekon dhe dhuron një

VATIKAN- Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, një ambulancë e dhuruar dhe bekuar nga Papa Françesku është rrugës për në Lviv, një qytet në rajonin perëndimor të Ukrainës. Në përgjigje të situatës së rëndë të qytetit, almoneri i papës, kardinali Konrad Krajewski, u nis të shtunën pasdite për në Lviv dhe pritet të bëjë udhëtimin 18-orësh me qëllim transferimin e automjetit tek autoritetet e qytetit.

Gjatë një auditori papal, Ati i Shenjtë dënoi me forcë vendet për rritjen e shpenzimeve ushtarake ndërsa ofensiva ushtarake e Rusisë vazhdon në Ukrainë, duke e quajtur atë “çmenduri”. Duke folur për Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa Françesku tha se konflikti “i turpshëm” në Ukrainë është për shkak të “logjikës së vjetër të pushtetit që ka dominuar ende të ashtuquajturën gjeopolitikë” për shekuj.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konrad krajewski lufta ukraine-rusi papa françesku konrad krajewski lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll