Bota

Vrau gruan në vitin 2019, Gjykata e Zvicrës dënon shqiptarin me 15 vite e 7 muaj burg

26 Mars 2022, 17:56 Nga DOSJA
Vrau gruan në vitin 2019, Gjykata e Zvicrës dënon shqiptarin me

ZVICËR- Një gjykatë zviceriane në Dietikon ka vendosur se akti makabër që një 40-vjeçar shqiptar ka kryer mbi gruan e tij ishte i qëllimtë dhe i kryer në gjakftohtësi. Albinfo.ch shkruan se për shkak të çrregullimit mendor të personit me emrin Ilir B, gjykata vendosi edhe masë terapeutike stacionare. Kryetari i trupit gjykues, Benedikt Hoffmann, duke shpallur vendimin të premten në mbrëmje, ka folur për një “brutalitet të paimagjinueshëm”.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burgim, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të zonës së Shengenit. Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë deliktesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.

Ai, më 26 gusht të vitit 2019 e kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten, e cila jetonte ndaras nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë, pasi më parë, e goditur me grushta nga ai, ajo kishte humbur vetëdijen.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni shqiptari vret gruan vrasje ne zyrih shqiptari vret gruan vrasje ne zyrih

Sondazh

Poll