Bota

Autoritetet: Në Kosovë nuk ka grip të shpendëve por ndalimi i importit nga Shqipëria vijon

26 Mars 2022, 18:56 Nga DOSJA
Autoritetet: Në Kosovë nuk ka grip të shpendëve por ndalimi

KOSOVË- Prej pesë ditësh Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria, pas paraqitjes së rasteve te gripit të shpendëve në Durrës, edhe pse në Kosovë deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit te shpendëve. Telegrafi shkruan se këtë gjë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi. Thaçi ka thënë se janë në kontakte me autoritetet shqiptare për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes.

Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpezëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona e Durrësit. Më datën 21.03.2022 është bërë ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve të gjalla (shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje, si masë parandaluese. Po ashtu jemi në kontakte me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes”, ka pohuar ai.

Thaçi shtoi tutje se varësisht lajmërimeve që bëhen nga Organizata Ndërkombëtare për Epizooti (OIE), AUV do të veprojnë sipas ligjit.

Deri më tani njoftimi është në fuqi vetëm për ndalesë në një zonë të prekur të Shqipërisë. Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve AUV është duke monitoruar situatën në rajon dhe vend, varësisht nga lajmërimet që bëhen në OIE, veprohet sipas ligjit. Ka pasur sasi të vogla importi të shpezëve dhe produkte nga shpezët, tani është ngritur vigjilenca në nivelet me të lartë në kontroll kufitarë veterinar”, shtoi ai.

Thaçi bëri të ditur se secila ngarkesë që mund të vije do t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare, si shtete vëllazërore dhe verifikimi për gjithçka bëhet mes dy autoriteteve, sipas praktikave të kontrollit ndërkufitar. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast të lajmëruar në vendin tonë”, pohoi ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gripi i shpendeve ne shqiperi lamir thaçi gripi i shpendeve ne shqiperi lamir thaçi

Sondazh

Poll