Bota

Marta Fascina shtatzënë, Silvio Berlusconi sërish baba në moshën 86-vjeçare?

26 Mars 2022, 16:35 Nga DOSJA
Marta Fascina shtatzënë, Silvio Berlusconi sërish baba në

ITALI– Vëmendja tek “gati-martesa” e Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina ishte e madhe. Por tani ka disa orë që qarkullon një lajm i bujshëm!

Vanityfair.it shkruan se Marta Fascina mund të jetë shtatzënë dhe se Silvio Berlusconi do bëhet sërish baba, kësaj here në moshën 86-vjeçare, por jo për herë të parë. Për “Il cavaliere”, kjo do të ishte hera e gjashtë. Por për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe asnjë mohim nga ana e çiftit.

Lideri i Forza Italia dhe parlamentarja 32-vjeçare kanë festuar dasmën e tyre simbolike më 19 mars – që rastësisht është edhe dita e baballarëve. Silvio Berlusconi, tashmë është baba i pesë fëmijëve me gruan e tij të parë Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, ai kishte Marina dhe Pier Silvio; nga martesa e dytë me Veronica Lario mbërritën Barbara, Eleonora dhe Luigi.

Por Berlusconi tashmë është edhe gjysh dhe ka 12 nipër e mbesa: dy nga Marina, tre nga Pier Silvio, katër nga Barbara, dy nga Eleonora dhe më pas Emanuele e Luigi nga Silvio i vogël. E vetmja gjë që mbetet është të presim, pra, për versionin zyrtar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota silvo berlusconi silvo berlusconi

Sondazh

Poll