Bota

Takoi refugjatët/ Biden s’përmbahet: Vladimir Putin është kasap! Kremlini: Këto komente…

26 Mars 2022, 15:39 Nga DOSJA
Takoi refugjatët/ Biden s’përmbahet: Vladimir Putin

POLONI– Presidenti i SHBA, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kasap” pas vizitës me refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni. I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë mendoi duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: Ai është një kasap.

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodoëy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shihini të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafoj, thjesht dua t’i falenderoj. Dua t’u them se jam shumë krenar,”-tha ai. Më pas ai shtoi: Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptim, të tipit: Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar”. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë.

Por kundërpërgjigjia ka ardhur menjëherë nga Kremlini zyrtar. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass, kjo gjuhë e përdorur nga Biden nuk është pritur mirë në Moskë. 

“Këto komente kufizojnë më tej mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve,“-bëjnë me dije njerëz pranë presidentit Putin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin joe biden lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll