Bota

Masakra e Krushës, Kurti zotohet për drejtësi: Jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë

26 Mars 2022, 16:09 Nga DOSJA
Masakra e Krushës, Kurti zotohet për drejtësi: Jeta do të

KOSOVË- Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe qytetarë të shumtë shkuan në Krushë të Madhe për shënimin e 23-vjetorit të masakrës. Gazeta Express shkruan se kryeministri Kurti tha se kërkimi i drejtësisë për 241 personat që u vranë dhe masakruan është bërë shkel e shko deri tani dhe u zotua se Qeveria e tij do të punojë për të sjellë drejtësi për viktimat e krimit serb.

“Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur që për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejt. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë dhe të angazhohemi shumë për drejtësi për ne. Të gjithë së bashku, Qeveria dhe qytetarët duhet të vendosin në të njëtin parim dhe të njëjtën sjellje”, tha ai.

Kurti tha se drejtësia e Kosovës s’ka nevojë as të jetë abstrakte as e importuar, por theksoi se kërkimi i drejtësisë për këta 241 veta pikë së pari duhet të nisë nga vetë angazhimi ynë.

“Askush s’ka pse të vijë e të na mësojë krimet e luftës dhe të gjenocidit, viktimat foshnje, viktimat gra, dëshmorët dhe të burgosurit, inteligjencën e përdhosur, përkundrazi ne duhet t’u mësojmë atyre që përpiqen të harrojnë fatin e atyre mijëra njerëzve në Kosovë. Për dhimbjen tonë, por edhe për të mirën e vetë atyre”, shtoi ai.

Kurti tha se dhimbja në Krushë të Madhe nuk është zhdukur dhe se është realiteti i përditshëm i vendit.

“Historitë në Krushë janë të jashtëzakonshme e do të tregohen në breza. Jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë, është mësimi që na japin gratë e Krushës. Kjo është historia jonë që na obligon shumë të gjithë neve për kujdes e solidaritet e sidomos për kujtesë të fortë. S’mund të harrojmë asnjë dhe asgjë”, përfundoi Kurti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albulena haxhiu glauk konjufca masakra e krushes se madhe albin kurti albulena haxhiu glauk konjufca masakra e krushes se madhe

Sondazh

Poll