Aktualitet

Me kokë ulur! Dhunoi barbarisht gruan, 61-vjeçari del para gjyqit, e mohon: Ra! Unë e dua

26 Mars 2022, 10:34 Nga DOSJA
Me kokë ulur! Dhunoi barbarisht gruan, 61-vjeçari del para gjyqit, e

TIRANË– Dilaver Idrizi, 61 vjeç, u arrestua dy ditë më parë për vrasje të mbetur në tentativë pasi hodhi gruan nga kati i tretë. Por akoma nuk e ka pranuar krimin. Në seancën e sotme në gjyq, ai shfaqet kokëulur para trupës gjyqësore, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë detaje nga salla e gjyqit dhe replikat e Idrizit me gjyqtarin.

“Përse je arrestuar?,”- e provokoi gjyqtari 61-vjeçarin Dilaver Idrizi, por ai duke mohuar çdo gjë u përgjigj: Nuk e di, ma thoni ju. Ndërsa gjatë seancës me dyer të mbyllura ku u dëgjuan palët, i akuzuar pasi dëgjoi versionin e prokurorisë që përshkroi dhunën barbare, reagoi duke e thyer heshtjen.

“Nuk e kam dhunuar gruan, unë e dua atë, është gjithçka për mua, nuk e di përse më keni arrestuar,”-deklaroi ai duke përsëritur se nuk e kishte hedhur bashkëjetuesen nga ballkoni, por se ajo kishte rrëshkitur teksa po mblidhte rrobat.

Por gruaja rrëfen se ka ndodhur krejt e kundërta. Historia horror nis pas 8 marsit kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit, derisa një ditë vendosi që ta dhunonte. Ajo treoi me detaje ç’i kishte bërë natën që pretendon se gruaja i ishte rrëzuar duke rënë nga kati i tretë.

“Ai mbylli dyer dhe dritare që mos të na dëgjonin komshinjtë, nisi të më qëllojë me rripin e pantallonave dhe më tha se nuk do dilja e gjallë nga shtëpia. I kërkova ujë pasi nuk po ndihesha mirë, por ai mori gotën me ujë dhe ma hodhi në fytyrë.”

Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit, pasi gruaja nuk kishte telefon dhe  e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. E kaq mjaftoi për të shoqin që ta dhunonte barbarisht. Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje, por në fakt ishte ai që e kishte dhunuar.  Historia u bë publike nga e bija që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte. Madje kur ajo i afrohej, ai e urdhëronte që të mos i fliste: Mos e pyet se është e lodhur!

Por kur ia doli që të siguronte pak privatësi me të, e ëma i tregoi se burri e kishte dhunuar, duke shtuar: …pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dilaver idrizi dilaver idrizi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2022, 13:24

Digjet makina e parkuar në Tiranë

TIRANË– Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ngjarja ka n...