Politike

Dorëheqja e Bashës, Majko: Dramë politike, PD nuk bëhet më siç ka qenë

25 Mars 2022, 21:47 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Majko: Dramë politike, PD nuk bëhet

TIRANË– Ish-kryeministri Pandeli Majko është shprehur se është një dramë politikë që kryetari i një Opozitë jep dorëheqjen 9 vite pasi e mbante këtë post, referuar Lulzim Bashës. Në një intervistë për Euronews në emisionin ‘Sot’, Majko tha se nuk ka shpresa që Partia Demokratike të bëhet siç ka qenë dikur, por që është e nevojshme të ringrihet sepse duhet frymë opozitare në vend.

“Me qeverisje ti qeveris dhe për kundërshtarët. Unë fola për rindërtimin e marrëdhënien politike në vend. Nuk kam ndonjë shpresë të madhe që PD do të jetë siç ka qenë, port ë paktën të ndërtohet marrëdhënia politike, unë shikoj që në Parlament degradimi dallohet nga cilido besoj. Duhet të vinte besoj nga maxhoranca sepse duhet të shprehte lodhjen, përsëritjen e tezeve që mund tu hapnin gojën njerëzve që mund të thonë, ohu akoma këta me këto teza. Mendoj që është dramë politike që të japë dorëheqjen kryetari i Opozitës pas 9 vitesh. Në këtë kontekst përgjegjësia e atij që qeveris dyfishohet, nuk besoj që është koha të themi se mbase PS-ja ka nevojë për katarzis, jemi në pozitën e si ta themi, i ka mbetur pushteti në dorë dhe duhet të shmangë me një koefiçent të caktuar, të marrë përsipër që të bëjë edhe Opoziën sepse është një fenomen i munguar, kolegët e mi në Opozitë e kanë mendjen të merren me njëri-tjetrin,”- tha Majko ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pandeli majko pandeli majko

Sondazh

Poll