Bota

Lajçak takohet me Bislimin: Diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi nuk ishin të lehta

25 Mars 2022, 21:41 Nga DOSJA
Lajçak takohet me Bislimin: Diskutimet për dialogun

BRUKSEL- Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe njëherësh kryenegociatorin Besnik Bislimi. Lajçak me anë të një postimi në Twitter shkruan se diskutimet për tema të dialogut nuk ishin të lehta, por megjithatë ai ka njoftuar se e vlerëson qasjen konstruktive dhe gatishmërinë e Bislimit për të gjetur zgjidhje.

“Faleminderit zv.Kryeministrit të Kosovës Bislimi Besnik për ardhjen sot në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të Dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, shkroi Lajcak.

Thanks Kosovo First DPM @BislimiBesnik for coming to Brussels today. Our discussions on important Dialogue topics were not easy. I appreciate his constructive approach and readiness to find solutions. pic.twitter.com/N21xatqOmm

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2022

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, proces i cili ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova ende vazhdon të kërkojë 1.630 persona të zhdukur gjatë luftës, duke u bërë një prej temave kryesore të dialogut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll