Bota

Me debate mbyllet Samiti dy ditor i BE-së në Bruksel, ndryshime në draftin mbi energjinë

25 Mars 2022, 18:52 Nga DOSJA
Me debate mbyllet Samiti dy ditor i BE-së në Bruksel, ndryshime

BRUKSEL- Maratona e Samitit dy-ditor në Bruksel me liderët e BE-së sapo ka përfunduar dhe është hartuar një dokument i përbashkët në lidhje me situatën e luftëns në Ukrainë.

Megjithatë, në ditën e dytë të bisedimeve, mosmarrëveshjet midis vendeve anëtare për sanksionet e energjisë kundër Rusisë vazhduan. Dhe jo thjesht vazhdoi, por u ‘tesionua’ nga fakti se draft-konkluzionet që u bënë të njohura të enjten ndryshuan, pasi sot doli një version i ri i tekstit, i cili nuk kënaqi shumë vende të BE-së. Në këtë version u tentua të kalonte të gjitha modifikimet dhe ndërhyrjet individuale që janë bërë në lidhje me krizën energjetike.

Samiti u kthye në një arenë debati dhe tensionet brenda sallës arritën kulmin. Vlen të përmendet se kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u largua nga dhoma i nervozuar gjatë konsultimeve.

“Shumë bukur! Unë do të marr pak ajër, do të qetësoj mendjen time dhe nëse keni diçka të re për të më thënë, më tregoni,” u tha Sanchez drejtuesve të tjerë përpara se të largohej nga dhoma.

Në fakt, siç raportuan gazetarët vendas, kryeministri i Spanjës, paralajmëroi liderët e tjerë se do të vërë veton ndaj tekstit të konkluzioneve të Samitit nëse nuk bihet dakord për tavanin e çmimeve të energjisë.

Qeveria spanjolle ka bërë thirrje për një ndërhyrje të përkohshme në treg dhe një kufi mbi çmimet e energjisë, gjë që është kundërshtuar nga shumë vende evropiane, si Gjermania dhe Holanda, të cilat kanë paralajmëruar se kufizimet në çmimet e gazit me shumicë dhe kompensimi i kompanive të energjisë elektrike për diferenca do të çonte në një shtrembërim të tregut evropian të energjisë elektrike.

Kancelari gjerman Olaf Solz, së bashku me kryeministrin holandez Mark Rutte, nuk u pajtuan me qëndrimet e kryeministrit spanjoll Sanchez dhe homologut portugez Costa, të cilët këmbëngulën në atë që ishte rënë dakord që nga e enjtja.

Sipas raporteve, teksti i Samitit u lejon vendeve të njoftojnë Komisionin nëse duan të marrin masa që do të bien në kundërshtim me rregullat aktuale të BE-së në tregun e energjisë elektrike.

Këto masa duhet të jenë të përkohshme dhe të mos dëmtojnë tregun e brendshëm të BE-së , domethënë të krijojnë konkurrencë të pandershme ndërmjet prodhuesve në vende të ndryshme.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lideret e be arrijne marreveshjen pedro sánchez samiti i brukselit lideret e be arrijne marreveshjen pedro sánchez samiti i brukselit

Sondazh

Poll