Bota

FOTO/ Ushtria ukrainase godet anijen ruse, fundoset në Maxar

25 Mars 2022, 19:35 Nga DOSJA
FOTO/ Ushtria ukrainase godet anijen ruse, fundoset në Maxar

UKRAINË- Fotot e reja satelitore nga Maxar tregojnë anijen ruse të zhytur pjesërisht në ujë që u shkatërrua në portin e pushtuar të Berdyansk të enjten. CNN shkruan se ushtria ukrainase tha se Saratov, një anije zbarkimi, ishte goditur nga forcat e saj. Anija ishte identifikuar gabimisht më parë si Orsk, tha ushtria, duke shtuar se dy anije të tjera zbarkuese ruse gjithashtu kishin pësuar dëmtime.

Fotot satelitore të marra sot tregojnë tymin e zi që vazhdon të dalë nga një strukturë në port pranë disa rezervuarëve të magazinimit të karburantit.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll