Bota

Ushtria ukrainase: Raketat ruse të lundrimit goditën qendrën komanduese të FA-së

25 Mars 2022, 19:06 Nga DOSJA
Ushtria ukrainase: Raketat ruse të lundrimit goditën qendrën

UKRAINË- Ushtria ukrainase tha në një deklaratë të premten se forcat ruse nisën sulme me raketa lundrimi në qendrën komanduese të Forcave Ajrore të Ukrainës në Ukrainën perëndimore-qendrore, duke shkaktuar shkatërrim të rëndësishëm në infrastrukturë. CNN shkruan se në deklaratë gjithashtu bëhet me dije se pasojat e sulmit raketor po shqyrtohen.

Sot, më 25 mars, rreth orës 16:30, pushtuesit rusë nisën një sulm me raketa në territorin e Komandës së Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Vinnytsia. Gjithsej gjashtë raketa lundrimi u lëshuan nga rusët. Disa prej tyre u goditën nga mbrojtja ajrore. Pjesa tjetër goditi disa struktura, duke shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në infrastrukturë,” thuhet në deklaratë.

Lajmi kryesor/ LUFTA/ 300 viktima nga sulmi në Mariupol, Biden në Poloni, Zelensky: Sanksionet erdhën vonë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll