Politike

VD-Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Fola dhe me Alibeajn, ai ka vërejtje…

25 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
VD-Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Fola dhe me Alibeajn, ai ka

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje rreth takimit që zhvilloi me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Berisha, në një konferencë para mediave tha se Alibeaj kishte vërejtje dhe se donte që të bënte ankimin për vendimin e gjykatës që njohu 11 dhjetorit. Por, e ftoi që të hiqte dorë nga ky vendim. 


“PD në këtë formë siç është sot ka vetëm grupin parlametar dhe komisionin e rithemelimit. Ka nevojë jetike për institucionet e saj. Demokratët presin ta shohin PD në betejë me Edi Ramën. Vendimi i Gjykatës sot? Fola dhe me Alibeajn për këtë çështje. Vendimi është marrë me 11 dhjetor. E ftoj të heqë dorë nga ankimimi. Ia sugjerova por ai nuk ra dakord. Ai ka vërejtje për vendimin, ky është regjistrim. Po u regjistrua mori fund kjo. E ftoj që të lexojë realitetin.  Bashkëshortja e Zhukrit ka punuar me mua? E ka gjykuar dy herë Gjykata dhe jo njëherë që ka 0 konflikt interesi sepse çështja është shtruar nga mbështetësit e Bashës. E ka analizuar Gjykata,”– tha Berisha ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu 11 dhjetorin, ‘Rithemelimi’ shkon në seli,mbledhje me Bardhin e Alibeajn

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll