Politike

Berisha: Një provë kundër meje e fëmijëve të mi dhe marr përgjegjësi! Ndryshe, i palëkundur

25 Mars 2022, 15:15 Nga DOSJA
Berisha: Një provë kundër meje e fëmijëve të mi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të këmbëngulë se nuk ka asnjë provë kundër tij dhe anëtarëve të familjes së tij që të vërtetojë se kanë përfituar nga pronat publike. Në një konferencë për mediat, pas rikthimit në seli, Berisha u shpreh se shpallja e tij non-grata është vendim politik e hakmarrës. Ai kërkoi një provë të vetme kundër tij e familjes së tij që të merrte çdo lloj përgjegjësie.


Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Si do të drejtohet Partia Demokratike, me komision të përbashkët, të Rithemelimit, do të shkrihet apo?

Sali Berisha: Përgjgjen më të mirë kësaj pyetjeje ia kanë dhënë demokratët me votën e tyre, pyetjen e ke pak të tepërt. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të janë marrëdhënie të diktuara nga vlerat e demokracisë që ndajnë popujt e lirë, por meqënëse e shtron në këtë mënyrë, do të të jap edhe një përgjigje tëdytë, kjo parti është parti e spektrit konservator dhe ka për partnere të saj partinë Republikane, dhe ju jeni dëshmitarë se eksponentë më të të rëndësishëm të niveleve më të larta të kësaj partie e kanë quajtur vendimin e sekretarit të shtetit një vendim të mirëfilltë politik për të ndihmuar Edi Ramën, dhe ky zotëri që ka bërë këtë deklaratë ka qenë njeriu më i informuar i atij vendi për postin që ka mbajtur. Ju keni dhe një kongresmen që tha se vendimi vjen nga hiçi dhe se nuk ekziston asnjë provë. Pra, ka një realitet. Është vendim politik hakmarrës dhe kjo është thënë nga personalitetet më të shquara të atij vendi, duke deklaruar të gjitha këto, në momentin që të publikohet një fakt i vetëm, një provë e vetme se unë apo fëmijët e mi kemi përfituar nga pasuritë publike, marr çdo vendim ndaj vetes time, përndryshe të qëndrojnë shqiptarët krenarë, të palëkundur.

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu 11 dhjetorin, ‘Rithemelimi’ shkon në seli,mbledhje me Bardhin e Alibeajn

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rithemelimi merr pd sali berisha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll