Politike

Alibeaj flet si kryetari i PD: Regjimi s’përballet duke pasur pas vete targat ‘non grata’

25 Mars 2022, 15:51 Nga DOSJA
Alibeaj flet si kryetari i PD: Regjimi s’përballet duke pasur pas

TIRANË– Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se asnjë person non grata nuk mund të mbrojë interesat e PD, duke shënjestruar kështu Sali Berishën. Në një konferencë për mediat pas një takimi me të, Alibeaj tha se në takimin që ka pasur me të sot, i ka bërë edhe një herë të qartë se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. Ndërsa shtoi se më “targat” non grata nuk përballen dot me regjimin e kryeministrit Edi Rama.

“Demokratët nuk mund të synojnë të ardhmen, jo larg nga e shkuara, duke pasur përballë një skenar kundër SHBA dhe vlerave të demokracisë. Oferta jonë është që të diskutojmë për bashkim që vjen nga një akt i vetëm i dorëheqjes. Siç ndodhi ajo me Bashën, të ndodhë edhe me Berishën. Është diskutuar edhe në këtë sallë. A do marrë pjesë Berisha në mbledhjet e grupit? Berisha nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar sepse konstituimi është bërë me 10 shtator, një ditë pas përjashtimit të tij. Regjimi s’mund të përballet duke pasur pas vete targat non grata,”-tha Alibeaj ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll