Politike

Manjani ironizon Alibeajn: Burri ndahet me gruan dhe ankimin e bën komshiu

25 Mars 2022, 16:18 Nga DOSJA
Manjani ironizon Alibeajn: Burri ndahet me gruan dhe ankimin e bën komshiu

TIRANË- Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar deklaratën e Kryetarit të Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj se do të ankimojë vendimin e sotëm të Gjykatës për ’11 dhjetorin’. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se e drejta e ankimimit u takon personave që janë në palë dhe jo të gjithë të tjerëve.

Postimi i Manjanit:

Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?! Këtë po thua o Enklelejd?! Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm. E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë! Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar. Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!

LAJMI KRYESOR: ’11 dhjetori’/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës, Rithemelimi merr PD

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd ylli manjani enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd ylli manjani

Sondazh

Poll