Politike

VD-Gjykata regjistroi statutin! Reagon për herë të parë Berisha: S’mund të ishte ndryshe

25 Mars 2022, 13:18 Nga DOSJA
VD-Gjykata regjistroi statutin! Reagon për herë të parë

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga Gjykata e Tiranës për njohjen e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit. Teksa po futej në mbledhjen që do zhvillojë Komisioni i Rithemelimit, Berisha u shfaq i gëzuar dhe me një mesazh për të gjithë demokratët. ‘Bashkim, bashkim, bashkim’-përsëriti Berisha teksa shtoi se vendimi nuk kishte si të ishte ndryshe. 


Nuk mund të ishte ndryshe, mesazhi për të gjithë demokratët është bashkim, bashkim, bashkim. Takim i shkurtër do dal prap.’- tha Berisha.

Gjykata e Tiranë njohu sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demoktatike të 11 dhjetorit. Vendimi u mor nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili pasi ka marrë kërkesën ka vendosur që zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetori 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Rrjedhimisht nga sot, Komisioni i Rithemelimit do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Rithemelimi bën lëvizjen e parë, sot në orën 14:00…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rithemelimi merr pd sali berisha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll