Politike

‘Tentativat për ankimim janë zvarritje’/ Kaso: PD s’ka kryetar të komanduar, marrim vendime

25 Mars 2022, 13:11 Nga DOSJA
‘Tentativat për ankimim janë zvarritje’/ Kaso: PD

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso ka sqaruar edhe njëherë për mediat vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës dhe pretendimet e shfaqura nga selia e PD-së, prej Enkelejd Alibeajt. Kaso tha se kushdo që tenton që të ankimojë vendimin do të zvarrisë procesin.


‘Komisioni i Rithemelimit kryen funksionet e kryetarit të PD-së, dhe të kryesisë. Nuk ekziston një funksion si kryetar i emëruar, një nënkryetar në detyrë. Nuk ka një sekretariat. Këto janë vendime që janë marrë nga demokratët në kuvendin e 11 dhjetorit. Ankimime nga palë që nuk kanë lidhje me PD-në, duan që të zvarrisin siç kanë bërë deri më tani, apo duan që të krijojnë idenë se ka një çështje e një diskutim. Tani pritet që të mblidhet Komisioni i Rithemelimit ku do të merren vendimet mjaft të rëndësishme, në të mirë të demokratëve’, tha gjatë fjalës së tij, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso.

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Rithemelimi bën lëvizjen e parë, sot në orën 14:00…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso rithemelimi merr pd ivi kaso rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll