Politike

VD-Sali Berisha “hapet” pas takimit: Ja çfarë bisedova me Bardhin dhe Alibeajn 

25 Mars 2022, 14:57 Nga DOSJA
VD-Sali Berisha “hapet” pas takimit: Ja çfarë bisedova

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë është në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së, ka dhënë detaje nga takimi i tij me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarin e Komanduar, Enkelejd Alibeajn. Nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ka shtrënguar duart me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin dhe u ka kërkuar që të bëhen bashkë për të mirën e demokratëve, duke shtuar se ata kanë pasur diferenca në mendimet e tyre. 


“Statuti nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve, disa prej tyre më kanë kërkuar që zgjedhja të shtyhet më 20 prill, diskutova me Komisionin e Rithemelimit, e ishin dakord në këtë konteks, tani po hartohet udhëzuesi që të shpërndahet. është proces shumë pozitiv. Tani zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ka marrë përsipër problematikat e shkaktuara nga vendimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në Gjykatë dhe një statut. Sigurisht që ju jeni kurioz të dini çfarë u bisedua. Para se të bisedoja me ju, u ula, u shtrëngova dorën, por nuk ishte vetëm kjo ishte dhe diskutim .Kishte edhe mirëkuptim. Kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD-së. Kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. I gjeta të preokupuar për këtë proces natyrisht diferencat në mendime persistojnë. Ajo çka gjykoj unë, është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktual, është të dialogojnë dhe të debatojnë në grupin parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie. Mesazhi më i mirë është normalizimi i plotë i këtij grupi,“-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rithemelimi merr pd sali berisha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll