Politike

VD-Berisha: Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo post që dëshiron

25 Mars 2022, 14:55 Nga DOSJA
VD-Berisha: Çdo demokrat mund të kandidojë për çdo

TIRANË– Partia Demokratike është partia e të gjithë demokratëve! Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha para kamerave pas një mbledhjeje që zhvilloi me kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Berisha u shpreh se pas vendimit të Gjykatës që njohu ndryshimet statuore të 11 dhjetorit, tashmë PD është e çdo anëtari dhe gjithsecili prej tyre mund të kandidojë për çdo post që dëshiron. 


“Demokratëve të Shqipërisë kudi që janë, të bashkohen sot në këtë ditë për interesin më të madh të vendit dhe të kombit, shoqërisë shqiptare. Sot, Partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve e demokrateve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i Gjykatës legjitimoi vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të Partisë Demokratike. Të rikthejmë vlerat konservatore. Nuk mohohet se Partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë, pas 6 marsit unë kam marrë takime të përditshme me kryetarë të degëve të Partisë Demokratike të rretheve të ndryshme të vendit që deri më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjes e nisur. Në vlerësimin tim, në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për të kontribuar në bashkimin e PD-së. Çdo njeri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që dëshiron,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJMI KRYESOR: Gjykata njohu 11 dhjetorin, ‘Rithemelimi’ shkon në seli,mbledhje me Bardhin e Alibeajn

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rithemelimi merr pd sali berisha rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll