Aktualitet

Stuhitë godasin jugun e vendit/ Vlora, Lushnja dhe Saranda zgjohen nën ujë, bllokohet rruga për Kakavijë

11 Korrik 2019, 05:54 Nga DOSJA
Stuhitë godasin jugun e vendit/ Vlora, Lushnja dhe Saranda zgjohen nën

Shqipëri- Reshje të dendura shiu kanë rënë gjatë mesnatës në jug të vendit. Dosja.al mëson se në qytetet si Vlora, Lushnja,Divjaka, Saranda ka përmbytje.  Mësohet se reshjet e shiut kanë mbuluar rrugët e qyteteve, pasi niveli i ujit ka shkruar në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa në Gjirokastër gjatë natës ka pasur edhe erëra të forta. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm pranë Doganës së Kakavijës. Kjo pemë ka rënë mbi rrugë  dhe si pasojë është bllokuar për disa orë edhe rruga drejt Greqisë. Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë punuar përgjatë mëngjesit derisa kanë hapur rrugën.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga për kakavijë stuhitë godasin vendin vlora nën ujë bllokohet rruga për kakavijë stuhitë godasin vendin vlora nën ujë

Sondazh

Poll