Aktualitet

Gjyqi mes Kokalarit dhe Salianjit/ GJKKO merr vendimin, ja gjoba ndaj deputetit (FOTO)

25 Mars 2022, 09:17 Nga DOSJA

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj anëtarët së Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalarit. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor deputetin, duke e akuzuar se ka fyer aktivisten, duke e cilësuar si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim. Madje nuk u ndal këtu, por shtoi se bashkëshorti i Kokalarit është i angazhuar në partinë “Agimi i Artë” në Greqi, e cila aktualisht është shpallur organizatë terroriste.

VENDOSI:

– Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ervin Salianji për veprën penale “shpifje” në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale

– Deklarimin fajtor të të akuzuarit Ervin Salianji për veprën penale “fyerje” në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë.

– Në zbatim të nenit 34 të Kodit Penal gjoba do të paguhet brenda një viti nga i akuzuari Ervin Salianji nga marrja formë e prerë e këtij vendimi

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të akuzuarit Ervin Salianji

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve

Evi Kokalari ka paditur në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji, për shpifje dhe fyerje më 22 nëntor, ndërsa pas vendimit të marrë sot, ajo u shpreh se vendimi i sotëm është shembull që deputetët dhe politikanët tanë duhet të bëjnë shumë kujdes me sulmet politike ndaj kundërshtarëve të tyre e se nuk duhet që t’i tejkalojnë normat.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin salianji evi kokalari ervin salianji evi kokalari

Sondazh

Poll