Aktualitet

VD-EMRAT/ Zbulohen 2 ‘shtëpi bari’ në Durrës, 2 në pranga dhe një në kërkim

25 Mars 2022, 08:54 Nga DOSJA
VD-EMRAT/ Zbulohen 2 ‘shtëpi bari’ në Durrës, 2

DURRËS– Dy shtëpi bari janë zbuluar në Durrës! Gjatë operacionit policor të koduar”Led 2″ janë vënë në pranga Klaidjon Luka dhe Gjergj Preni ndërsa në kërkim është shpallur Nertil Luka. Policia ka zbuluar dy banesa që ishin përshtatur për kultivim lëndë narkotike. Mësohet se këa persona krijonin kanabis në formë çokollate. Ata kishin në banesa vazo, aspiratorë, pllaka metalike dhe pajisje elektrike që i ndihmonin për të kultivuar lëndët narkotike. 

Personat e arrestuar do të akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.


NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike. Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Led”. Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Sekuestrohen 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë disa shtetas posedonin ambjente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit: Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë, K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

LEXO EDHE:

PAMJET/ 2 ‘shtëpi bari’ në Durrës! Gjenden kanabis brenda vazove dhe kovave

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gjergj preni klaidjon luka nertil luka shtepi bari ne durres durres gjergj preni klaidjon luka nertil luka shtepi bari ne durres

Sondazh

Poll