Aktualitet

OFL në Gjykatë!’Kushtetuesja’ rrëzon kërkesën e Hysenajt, akti normativ rezulton i rregullt

25 Mars 2022, 08:14 Nga DOSJA
OFL në Gjykatë!’Kushtetuesja’ rrëzon

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shpallur ditën e sotme vendimin për Operacionin ‘Forca e Ligjit’, ku është vendosur rrëzimi i kërkesës së Hysenajt. Anëtarët e kushtetueses e kanë cilësuar të rregullt dhe ligjor aktin normativ të 31 janarit të vitit 2020.

“Pezullimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.1.2020 të Këshillit të Ministrave Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, thuhet në vendimin e GJK

OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues.

Gjithçka nisi pas kërkesës së një subjekti, Edlir Hysenaj, të cilit më datë 31 janar 2020 iu sekuestrua një automjet pasi vëllai i tij (Emiljano Hysenaj) rezultoi i skeduar për drogë në Gjermani. Për këtë fakt ai iu drejtua shkallës më të lartë te gjyqësorit, duke kërkuar shpalljen antikushtetues të këtij ligji.

‘Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.’- thuhej në njoftimin e OFL-së.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlir hysenaj gjykata kushtetuese ofl edlir hysenaj gjykata kushtetuese ofl

Sondazh

Poll