Aktualitet

Mbështetësja e Salvinit! Shqiptarja, ‘Zonja e Drogës’ dënohet me 3 vite burg në Itali

25 Mars 2022, 08:05 Nga DOSJA
Mbështetësja e Salvinit! Shqiptarja, ‘Zonja e Drogës’

ITALI– Gjykata italiane ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg shqiptaren e njohur si “Zonja e drogës”, e cila u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pasi u kap me 450 kilogramë drogë, raportojnë mediat italiane. Jona Mullaraj, flitet në mediat italiane se ishte mbështetëse e politikanit Mateo Salvini, si dhe kishte bërë fushatë për partinë e tij “Lega Nord”.

Mullaraj akuzohet për posedim droge me qëllim trafikimi. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar pas një sekuestrimi prej rreth 450 kilogramësh hashash, të gjetur të fshehur në një kuti në Cesano Maderno, në Brianza. Mullaraj, e cila ishte sipërmarrëse në sektorin e ndërtimit ka deklaruar se është e pafajshme.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë të saj( Bruno La Marca u dënua me 3 vjet e 10 muaj dhe Alessandro Barbieri me 3 vjet e 4 muaj), ndërsa i treti ( Rosario Abbene ) negocioi një dënim prej 4 vjet e gjysmë. Hetimi “Mosaico” ndaj karabinierëve të Desios kishte nisur prillin e kaluar, kur dy nga bashkëpunëtorët e shqiptares kishin inskenuar vjedhjen e drogës nga garazhi ku ajo e mbante. Një pjesë e mallit të vjedhur, rreth 80 kilogramë, u gjetën më pas në shtëpinë e njërit prej dy shpërndarësve të drogës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali jona mullaraj mateo salvini zonja e droges itali jona mullaraj mateo salvini zonja e droges

Sondazh

Poll