Bota

‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb’! Ukraina dëbon diplomatët e Bjellorusisë

25 Mars 2022, 06:22 Nga DOSJA
‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb’! Ukraina

UKRAINË– Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko tha se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë.

Qeveria bjelloruse tha më 23 mars se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme ukrainase që gjendet në Brest, dhe urdhëroi një numër të paspecifikuar të diplomatëve ukrainas të largohen nga ambasada në Minsk, teksa Bjellorusia vazhdon t’i ndihmojë forcat e armatosura ukrainase në sulmet e tyre kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatol Hlaz, tha se ambasadori ukrainas dhe katër punëtorë të ambasadës do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, ndërsa pjesa e tjetër e stafit do të detyrohet të largohet nga vendi. Ai tha se ky vendim është marrë për shkak të “veprimeve të shumta jomiqësore të Ukrainës” të kryera ndër vite “me qëllim që të prishen raportet ndërshtetërore” me Bjellorusinë.

Një ditë para këtij vendimi, Shërbimi i sigurisë i Bjellorusisë tha se të paktën dhjetë punëtorë të Ambasadës ukrainase – pothuajse gjysma e stafit të këtij misioni ishin “anëtarë të drejtorisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës” dhe pretendoi se ata ishin të përfshirë në “rekrutimin e agjentëve dhe mbledhjen e informacioneve të klasifikuara”.

Më 19 mars, Bjellorusia thirri që të ktheheshin të gjithë anëtarët e stafit të Ambasadës në Kiev, që nxiti spekulime se Bjellorusia po përgatitej që të dërgonte trupa në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura ruse.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bjellorusia lufta ukraine-rusi ukraina bjellorusia lufta ukraine-rusi ukraina

Sondazh

Poll