Politike

Ish-drejtori i Lulzim Bashës akuza ndaj Jozefina Topallit: Ajo e nxorri lobimin në SHBA, Rama i dha tender burrit

10 Korrik 2019, 19:07 Nga DOSJA
Ish-drejtori i Lulzim Bashës akuza ndaj Jozefina Topallit: Ajo e nxorri

TIRANË– Ish-kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha ka akuzuar kryeparlamentaren në kohën e kabintetit Berisha, Jozefina Topallin.

Me anë të një komenti në Facebook, Hoxha i sapoliruar nga burgu pas protestave të opozitës ka akuzuar Topallin se ka qënë ajo që ka nxjerrë lobimet e PD-së në SHBA.

“Njëshi mbetet njësh, po luftën e bëjnë burrat si Basha dhe jo gratë. Është Xhozi ajo që na ka nxjerrë materialet e lobimit në USA të PD, Ramës për të sulmuar PD. Dhe Rama i dha burrit të saj tender 23 milion euro,”-shkruan Florenc Hoxha në foton e publikuar nga Tema. 

Po kush është Florenc Hoxha?

Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës është një emër mjaft i njohur për Policinë e Tiranës. Gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, ndaj Hoxhës rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve. Për më shumë (Lexo këtu)

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

PS ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike florenc hoxha jozefina topalli lobimi i pd ne shba lulzim basha florenc hoxha jozefina topalli lobimi i pd ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll