Aktualitet

VD-Gjirokastër/ Transportonin emigratë, arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër

24 Mars 2022, 09:09 Nga DOSJA
VD-Gjirokastër/ Transportonin emigratë, arrestohen 2 persona, shpallet

GJIROKASTËR– Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Road Guard 9”, të cilët akuzohen se po transportonin ilegalisht emigrantë të paligjshëm nëpër Shqipëri. Në pranga përfunduan, Edison Leshi dhe Lori Ndoni, ndërsa në kërkim është shpallur 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet D. B.


NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 9”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 9”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. L., 19 vjeç dhe L. N., 19 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, duke transportuar me automjetin e tyre tip “Toyota”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edison leshi lori ndoni operacioni road guard 9 edison leshi lori ndoni operacioni road guard 9

Sondazh

Poll