Bota

Ngrihet flamuri ukrainas në qytetin Kherson, i pushtuar nga Rusia që më 2 Mars

24 Mars 2022, 12:04 Nga DOSJA
Ngrihet flamuri ukrainas në qytetin Kherson, i pushtuar nga Rusia që

UKRAINË- Kryetari i qytetit të pushtuar nga Rusia të Khersonit, Ihor Kolykhaiev, në Ukrainën jugore, ka postuar fotografi të një flamuri të gjatë ukrainas të mbështjellë në murin e bashkisë. Fotografitë tregojnë punëtorët në një vinç duke montuar flamurin e ri.

Sipas CNN, forcat ruse zakonisht ndodhen në bashkinë e qytetit, por nuk duket se kanë ndërhyrë. Ka pasur disa protesta nga civilët ukrainas në sheshin ku ndodhet ndërtesa që kur forcat ruse u zhvendosën në Kherson.

Në natën kur u granatua këshilli i qytetit, teli që mbante flamurin tonë kombëtar u dëmtua. Dhe vetë flamuri duhej të ishte zëvendësuar shumë kohë më parë, ishte zbehur dhe gërryer. Sot gjetëm një mënyrë për ta zëvendësuar atë. Paçi një ditë të mbarë, qyteti im Hero,.”tha Kolykhaiev në një postim në Facebook.

Kherson, një qytet port kyç në Detin e Zi, në Ukrainën jugore, u pushtua nga forcat ruse më 2 mars, pas ditësh bombardimesh dhe granatimesh të rënda.

Njerëzit që jetojnë në Kherson kanë përshkruar ditë terrori të kufizuar në apartamentet dhe shtëpitë e tyre, të frikësuar për të dalë jashtë edhe për nevojat themelore, qyteti i tyre tani një ‘shkretëtirë’ e shtëpisë që ata njihnin dhe donin.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ihor kolykhaiev lufta ukraine-rusi ihor kolykhaiev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 10:57

Si e dëmtoi veten Putini

Nga Johannes Boie, BILDVladimir Putini donte të bënte luftë në Ukrainë për dy deri në tre ditë. Por katër javët e fundit, ushtarët e tij kanë rënë me mijëra, nd...