Bota

Si e dëmtoi veten Putini

24 Mars 2022, 10:57 Nga DOSJA
Si e dëmtoi veten Putini

Nga Johannes Boie, BILD

Vladimir Putini donte të bënte luftë në Ukrainë për dy deri në tre ditë. Por katër javët e fundit, ushtarët e tij kanë rënë me mijëra, ndërsa kanë vrarë këdo që kanë mundur, nga fëmijët deri të moshuarit. Ushtarakisht, Putini ka arritur pak. Ai nuk pushtoi plotësisht një qytet të vetëm të madh (megjithëse e bëri Mariupolin hi dhe rrënojat)

Nga ana tjetër, diktatori i Kremlinit ka arritur një gjë: E gjithë bota tani e di sa e dobët është ushtria ruse. Ekonomia ruse nga ana tjetër është përtokë. Rritja ekonomike e 15 viteve është bërë pluhur!

Edhe në Perëndim, Putini ka arritur ‘sukses’: Franca, Italia, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe shumë vende të tjera nuk kanë qenë kaq të bashkuara prej dekadash.

BE-ja ndoshta do të rritet rreth Ukrainës. NATO po kthehet në fuqinë e saj të vjetër. Ajo ka dyfishuar njësitë e saj luftarake në Evropën Lindore.

Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit në Gjermani janë bindur falë Putinit se duhen dhënë më shumë para për ushtrinë. Avionë të rinj, teknologji të reja, aleanca të reja. E gjithë kjo është një makth për shefin vrasës të Kremlinit. Ia bëri vetes. Sigurisht ai meriton edhe më shumë: një tribunal për krimet e luftës!

Marrë nga Bild.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll