Bota

‘U djegsh në ferr,’ vdekja e Albright përkujtohet ndryshe në Serbi, lumë komentesh negative

24 Mars 2022, 11:53 Nga DOSJA
‘U djegsh në ferr,’ vdekja e Albright përkujtohet ndryshe

SERBI– Vdekja e sekretares së parë grua të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila luajti një rol të rëndësishëm në luftën midis Kosovës dhe Serbisë ka bërë jehonë dhe i janë bërë homazhe nga figura të larta botërore. Por jo të gjithë duket se ndajnë të njëjtat ide për figurën dhe rolin e saj në poli8tikat e jashtme të SHBA-ve.

Sipas mediave vendase, përdoruesit e Facebook në Serbi i kanë dhënë lamumirën e fundit Albrightit ‘në mënyrën’ e tyre dhe duhet të themi se komentet nuk ishin ndër fjalët më të bukura.

Më 23 mars,  Madeleine Albright, u zhvendos në Zotin e së Vërtetës“.-shkruante një komentues teksa një tjetë thotë ”Ajo do t’i shlyejë mëkatet ndaj popullit serb.

‘U djegsh në ferr’-shkruan një tjeter teksa një komentues shkon edhe më tej kur shkruan ”Prisni 40 ditë se do të kthehet në vampir”.

Madeleine Albright ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright. Vdekja e saj erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vdes madeleine albright vdes madeleine albright

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 10:57

Si e dëmtoi veten Putini

Nga Johannes Boie, BILDVladimir Putini donte të bënte luftë në Ukrainë për dy deri në tre ditë. Por katër javët e fundit, ushtarët e tij kanë rënë me mijëra, nd...