Bota

Kremlini: Abramovich luajti një rol të rëndësishëm në bisedimet e paqes me Ukrainën

24 Mars 2022, 11:25 Nga DOSJA
Kremlini: Abramovich luajti një rol të rëndësishëm

RUSI- Kremlini deklaroi se miliarderi rus Roman Abramovich ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet e paqes me Ukrainën.

Sipas Sky news, SHBA, Britania e Madhe dhe BE e kanë sanksionuar oligarkun rus dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur mundësi të fitonte nga shitja e kompanisë Chelsea.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i kërkoi Joe Biden të mos vendosë sanksione ndaj pronarit të Chelsea, Roman Abramovich pasi ai mund të jetë një ndërmjetës i dobishëm në bisedimet e paqes.

Kremlini gjithashtu tha se arsyeja pse ministri rus i mbrojtjes nuk është shfaqur në publik për një kohë është sepse ai është i zënë dhe nuk është “koha e duhur” për paraqitje në media.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2022, 10:57

Si e dëmtoi veten Putini

Nga Johannes Boie, BILDVladimir Putini donte të bënte luftë në Ukrainë për dy deri në tre ditë. Por katër javët e fundit, ushtarët e tij kanë rënë me mijëra, nd...