Bota

Kjo është vajza nga Gjakova që mban emrin e Madeleine Albright

24 Mars 2022, 09:36 Nga DOSJA
Kjo është vajza nga Gjakova që mban emrin e Madeleine Albright

KOSOVË- Medlina Bardhi është një vajzë, e cila lindi në kohën e luftës në Kosovë. Prindërit e Medlinës ja vendosin emrin të till në shenjë respekti ndaj ish-sekretares së Shtetit Amerikan, Madeleine Allbright. Ish-sekretarja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Medlina Bardhi dhe ish-sekretarja amerikane Albright janë takuar dy herë, herën e parë më 4 korrik 2005-të, ndërsa herën e dytë më 5 tetor 2012-të.

Babai i Medelinës një mjek i njohur në Gjakovë tha që historia e emrit të vajzës është përmendur në shumë media amerikane të tilla si St. Petersburg dhe vajza tashmë është një mjeke si i ati. Madeleine Albright ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright. Vdekja e saj erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni madeleine albright madeleine albright

Sondazh

Poll