Rusia humbi 15,800 ushtarë dhe 108 avionë që nga fillimi i luftës
UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, ka njoftuar se Rusia ka humbur 15,800 ushtarë për një muaj pas nisjes së luftës. Sipas The Kyiv, rusët humbën gj...
RUSI– Sipas British Guardian, duke iu referuar Vladimir Osechkin, një aktivist rus në mërgim dhe aktivist i të drejtave të njeriut, sinjalizuesi pretendon se shërbimet e sigurisë janë të pakënaqur dhe në kaos për shkak të pushtimit të dështuar të Ukrainës. Osechkin i tha Times se rreziku që agjentët e inteligjencës morën për të folur ishte një shenjë e zemërimit të tyre në rritje ndaj Putinit dhe pakënaqësisë me sanksionet që prekin agjentët e FSB-së, të cilët nuk do të jenë më në gjendje të shkojnë me pushime në vilat e tyre në Itali dhe të marrin fëmijët e tyre. Osechkin tha se këta njerëz kanë jetuar mirë në 20 vitet e fundit dhe tani janë në kaos, shkruan Blic.
Zyrtarët e FSB-së paguhen shumë më tepër se mesatarja ruse, dhe shteti u jep gjithashtu një apartament. Vetë Putin ishte drejtor i FSB-së nga viti 1998 deri në vitin 1999, përpara se të bëhej president në vitin 2000, duke marrë postin nga Boris Jelcin. Putin tani dyshohet se fajëson FSB-në për fushatën e dështuar në Ukrainë.
“Putini ka krijuar stabilitet në Rusi për 20 vjet. Zyrtarët e FSB-së, oficerët e policisë, prokurorët e shtetit – ata njerëz brenda sistemit – mund të kishin jetuar shumë mirë. Por tani gjithçka është zhdukur. Ata e kuptojnë se kjo luftë është një fatkeqësi për ekonominë , për njerëzimin. Ata nuk duan të kthehen në Bashkimin Sovjetik”, tha ai.
Ekonomia e Rusisë është gjymtuar dhe vlera e rublës ka rënë. Pasi janë mësuar me një jetë më të mirë, agjentët e FSB-së nuk duan të kthehen në Bashkimin Sovjetik, tha Osechkin. Ai tha se agjentët e zhgënjyer janë gati të ndryshojnë të gjithë sistemin nëse është e nevojshme.
“Çdo javë dhe çdo muaj të kësaj lufte shtohet mundësia e revoltës së atyre në shërbimet e sigurisë”, shtoi ai.
Osechkin nuk e përmendi burimin e tij, për arsye të dukshme, por tha se burimi është përgjegjës për një departament të vogël analitik brenda shërbimit sekret. Zbulimet e Osechkin erdhën pasi grupi i tij i të drejtave të njeriut publikoi video nga një burg në Saratov, Rusia jugperëndimore, që dyshohet se tregonte oficerët e FSB-së duke torturuar të burgosurit.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
UKRAINË- Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, ka njoftuar se Rusia ka humbur 15,800 ushtarë për një muaj pas nisjes së luftës. Sipas The Kyiv, rusët humbën gj...
KOREJA E VERIUT- Zyra e kryeministrit japonez në një deklaratë të postuar në internet tha se ditën e enjte një raketë balistike është lëshuar nga Koreja e Veriu...
EUROPË– Që kur shpërtheu konflikti në Ukrainë, frika dhe pasiguria për furnizimin e rregullt me ushqime po rritet, ndaj po shohim gjithnjë e më shu...
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka njoftuar se sot do të hap shtatë korridore humanitare. Mariupol është larguar nga lista e ko...
RUSI- Ka kaluar saktësisht një muaj nga fillimi i operacioneve speciale të ushtrisë ruse në Ukrainë dhe fundi i krizës ende nuk është në dukje. Raundet e shumta...
MRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë që Mbretëria e bashkuar dhe aleatët e saj perëndimorë do të rrisin presionin ekonomik nda...
Nga Nick Beake, BBCNdërsa liderët evropianë dhe SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, do të jetë një ditë e rëndë për simb...
KOSOVË- Presidentja e e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot fillimin e bombardimeve të Nato-s ndaj serbve për të mbrojtur Kosovën. Osmani përmes një posti...
UKRAINË– Gjimnastja 11-vjeçare Kateryna Dyachenko, u vra për shkak të shembjes së shtëpisë së saj, e cila u godit nga një granatë ruse në Mari...
ITALI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella nënvizon se sulmi ndaj Ukrainës ka prekur ‘themelet e demokracisë, të rigjeneruara nga lufta kundër nazi-fashizmi...